Celebrities Gossip Showbiz

Capital T i dashuruar? Postimi i fundit i reperit habit…

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Por, përpos karrierës si artist, Kapo është shumë i përfolur edhe për jetën e tij private e cila ngjall mjaft interes te publiku. Shpesh reperi është diskutuar e spekuluar se mund të jetë në një lidhje dashurie me modelen Adrola Dushi, megjithatë asgjë nuk është e vërtetuar dhe ka mbetur në kuadrin e thashethemeve. Mirëpo, një postim i bërë disa orë më parë nga ana e Capital T na bëri të dyshojmë se ndoshta ai po na pranon se është i dashuruar. Me anë të një sfondi të zi në Instastory, krahas artisti ka vendosur me tekst një nga këngët e tij, ku thuhet:

Nuk e di ça bëj pa ty, zemër, të lutem qëndro me mua. Kur jam me ty dua të fluturoj, zero gravitet. 

Epo, Kapo mos ndoshta ka ardhur koha të na tregosh se kush ta ‘ka vjedhur’ zemrën?

Artisti ka postuar në Instastory të gjitha albumet e tij muzikor që prej fillimit të karrierës së tij, që deri më tani numërohen 5 : “KAPO”  “SLUMDOG MILLIONAIRE”, “WINTER IS HERE”, “SKULPTURE”, “HEART BROKEN KIDS”, të cilat kanë pasur shumë sukses. Me këtë rast Kapo ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë edhe albumin e ti të 6-të, i cili nuk ka përfunduar akoma pasi është ende duke punuar për të.