Celebrities Gossip Showbiz

Capital T i drejtohet Elvanës: “Zemër a je gati?” Me çfarë po na surprizon dyshja këtë herë?

Duket se ky vit ka qenë ai i bashkëpunimeve! Shumë artistë të dashur bashkuan forcat duke na sjellë shumë këngë të bukura të cilat u kthyen në hite dhe u pëlqyen nga publiku. E së fundmi një dyshe shumë e dashur artistësh na kanë paralajmëruar një surprizë shumë të bukur. Bëhet fjalë pikërisht për Capital T dhe Elvana Gjata.

Dhe jo vetëm kaq, por ata na kanë zbuluar datën e publikimit dhe titullin e këngës. “Flakë flakë” do të publikohet të premten në orën 23:59. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka ndarë me ne një pjesë të shkurtër nga klipi, duke na përgatitur kështu për këtë lajm kaq të bukur që mezi po e presim të publikohet.

Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

Pas “Buzëqeshjes” një kënge shumë verore që u pëlqye nga ndjekësit, reperi vendosi të “kthehet në origjinë” dhe këtë na e tregoi ditën e djeshme me projektin e ri muzikor që publikoi. “Valle” na e riktheu Kapon ashtu si jemi mësuar ta shohim gjithmonë.

Nga ana tjetër, Elvana mendohet që do të sjellë një projekt të ri muzikor së bashku me reperin e njohur Mozzik. Ajo gjithashtu është parë se ka një shoqëri shumë të mirë me Loredanën dhe ndoshta së shpejti dy artistet mund të vijnë në një bashkëpunim së bashku.