Celebrities Gossip Showbiz

Capital T ka një këshillë për të gjithë ju dhe bëni mirë ta dëgjoni…

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Përpos karrierës, artisti është mjaft i përfolur për jetën e tij private dhe postimet e tij. Është bërë një rutinë e reperit tanimë që të postojë thuajse çdo ditë në Instastory-n e tij një shprehje për ndjekësit, por më e fundit duket të jetë mjaft pikante dhe një këshillë për ndjekësit e tij.

Bë para, mos lë paranë të të bëjë ty

Pak ditë më parë, Kapo publikoi këngën e tij më të re solo. “Hera e fundit” është pritur mjaft mirë nga publiku pasi deri më tani, ky projekt muzikor është afro 3 milion klikime në platformën YouTube.