A Live Night Celebrities Gossip Music Showbiz

Capital T na zbulon çdo detaj nga fëmijëria e tij ekskluzivisht për ‘A Live Night’!

‘A Live Night’ është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e ‘A Live Night’ dhe t’i dëgjoni duke performuar ‘live’ teksa na falin një emocion shumë të vecantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

E teksa keni dëgjuar rrëfimet e Arilena Arës, Ylli Limanit dhe Ronela Hajatit, sonte Capital T është i ftuar për të thënë gjithçka nuk dinim nga artisti, duke nisur nga fëmijëria, vështirësitë që ka kaluar për të qenë këtu ku është sot si një personazh i konfirmuar, mendimin e tij mbi tregun muzikor në ditët e sotme, jetën personale të tjera.

Fillimisht, reperi tregoi pa modesti se i ka dhënë shumë muzikë sonë dhe se puna e tij do të kuptohet edhe më shumë në vitet e ardhshme, pasi ai ka bërë një revolucion.

Mendoj që edhe nëse nuk e pranojnë momentalisht industria, njerëzit e industrisë ose kolegët e mi kam bërë shumë ‘thyerje’, shumë revolucione dhe mendoj që koha ka për t’i treguar të gjitha se tani është shumë herët. Mendoj që kur të mos jem më në muzikë njerëzit kanë për të më vlerësuar dhe do të më japin kreditet.

Kapo, në një rrëfim si kurrë më parë për fëmijërinë e tij na zbuloi se si është rritur dhe çfarë ka kaluar kur ka qenë thjesht një fëmijë.

Në fëmijëri kam pasur shumë kujtime të bukura edhe pse fëmijëria ime ka qenë kryesisht edhe në periudhën e luftës, por gjithsesi e kam shijuar pafundësisht se e kam pasur me shumë fëmijë, me shumë njerëz rreth vetes, me kushërinj dhe si gjithmonë pa marrë parasysh kushtet, fëmijët e shijojnë maksimalisht. Kështu konsideroj që kam pasur një fëmijëri shumë të mirë. Konsideroj edhe një periudhë që pavarësisht sa e vështirë ka qenë nuk është e njëjtë me fëmijët e sotëm që e kanë shumë të lehtë. Kryesisht kemi qëndruar në Kosovë, por vetëm në fund kur ka përfunduar lufta kemi ndejtur për një periudhë shumë të shkurtër në Francë dhe jemi kthyer prapë pastaj. Raportet kanë qenë të shkëlqyera në familjen time, kryesisht me nënën kam qenë më i lidhur se babi ka qenë shumë i angazhuar dhe me pasionin e tij, futbollin ka qenë tërë kohën në udhëtime. Kam jetuar bashkë me xhaxhain, ai ka 9 fëmijë dhe ne të tre me prindërit kemi jetuar me një shtëpi. Jemi një familje shumë e madhe.