Capital T dhe Ardian Bujupi kanë sjellë këngën “Andiamo”, një bashkëpunim që u pëlqye shumë nga fansat dhe arriti majat e klasifikimit në The Top List. Megjithatë, ata e kanë ‘thumbuar’ jo pak herë njëri-tjetrin në intervista e rrjete sociale.
Në një intervistë, Capital T u shpreh se Ardiani nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për suksesin që kënga e tyre arriti. Nga ana tjetër, Ardian është kundërpërgjigjur në rrjetet e tij sociale, duke i kërkuar që diskutimet t’i bëjnë live.
Ndërkohë që të gjithë mendonin se dyshja nuk bëhet më bashkë, Capital T surprizon në intervistën e tij në “Pardon My French”. I pyetur rreth marrëdhënies me këngëtarin, ai shprehet se çdo gjë është sheshuar.
Me Ardianin kemi folur, i kemi sqaruar. Nuk është se jemi armiq. Kemi patur një keqkuptim…por tani raportet tona janë të mira.