Celebrities Gossip Showbiz

Capital T publikon këngën e re dhe mund të themi me plot gojë se “u kthye në origjinë”!

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

Pas “Buzëqeshjes” një kënge shumë verore që u pëlqye nga ndjekësit, reperi vendosi të “kthehet në origjinë” dhe këtë na e tregoi ditën e djeshme me projektin e ri muzikor që publikoi. “Valle” na e riktheu Kapon ashtu si jemi mësuar ta shohim dhe duket se kjo i kishte munguar dëgjuesve besnikë të tij që pa u bërë ende 24 orë e kanë dëgjuar këngën mbi 200 mijë herë.

Kujtojmë se Capital T zgjodhi të shkojë në Itali, jo vetëm për të kaluar disa ditë pushime, por edhe për të performuar në një koncert atje. Këtë e treguoi vetë reperi me anë të një fotografie që publikoi në Instagram ku falenderonte ndjekësit që ishin pjesë e koncertit.

Ndërkohë kujtojmë se, projekti muzikor i fundit nga Kapo është “Buzëqeshje”, këngë e cila u përfol shumë për pjesëmarrjen e prezantueses Nevina Shtylla në klip si protagoniste.