Celebrities Gossip Showbiz

Capital T shpreh lumturinë e tij për humbjen e Serbisë në “Katar 2022”!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Mbrëmjen e sotme është zhvilluar një nga ndeshjet e Botërorit “Katar 2022”, e cila ishte Brazil-Serbi dhe që përfundoi me rezultatin 2-0 pêr Brazilin. E me humbjen e sotme të skuadrës Serbe, Capital T ka pasur disa fjalë për të shprehur. Artisti ka postuar një foto të rezultatit të ndeshjes dhe shprehet se ndjehet shumë i lumtur për humbjen e Serbisë.

Zemra mal

Para pak kohësh Kapo shijoi pushimet në Dubai dhe këtë na e ka treguar vetë artisti përmes fotove dhe videove në rrjete sociale. Këto postime sidomos fotoja e tij i veshur si sheik ka marrë shumë vëmendjen e të gjithëve. Artisti arriti ta kthej vëmendjen pasi postoi një video teksa shëtit një tigër të bardhë. Diçka që askush prej reperave nuk e ka bërë më parë.

Artisti ka postuar në Instastory të gjitha albumet e tij muzikor që prej fillimit të karrierës së tij, që deri më tani numërohen 5 : “KAPO”  “SLUMDOG MILLIONAIRE”, “WINTER IS HERE”, “SKULPTURE”, “HEART BROKEN KIDS”, të cilat kanë pasur shumë sukses. Me këtë rast Kapo ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë edhe albumin e ti të 6-të, i cili nuk ka përfunduar akoma pasi është ende duke punuar për të.