Celebrities Gossip Showbiz

Capital T shpreh mbështetjen e tij për të gjithë shqiptarët!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Capital T shpesh poston në Instagram shprehje dhe komente ndaj shumë tematikave sidomos ato patriotike që ndodhin në vendin tonë. E së fundmi ka shkruar disa fjalë mbështetëse për të gjithë shqiptarët.

Do e mbështes çdo shqiptar, i cili na bon krenar në çfardo fushe në çfarë do mënyre deri sa të kem frymë për të jetuar.

Të gjithë për një e një për të gjithë

Vazhdojmë

Vetëm pak më parë Capital T ka publikuar një video nga një prej koncerteve të tij javën e kaluar, mbrëmjen kur Zvicra ka skualifikuar nga Botërori Serbinë. E atë ditë Kapo ka festuar me fansat e tij, duke kënduar shqip në Zyrich dhe duke përshëndetur Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.