Celebrities Gossip Music Showbiz

Capital T sjell bashkëpunimin me Anxhela Peristerin dhe Mandi Nishtullën!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Ditën e sotme Kapo ka publikuar një projekt të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me këngëraren e njohur Anxhela Peristerin dhe Mandi Nishtullën. Ky bashkëpunim mund të themi se është një ndër më të papriturit për këtë verë. Kënga e re titullohet “Habibi” dhe mund të themi se është pëlqyer shumë nga publiku, pasi vetëm në 8 orë ka arritur pothuajse 1 milion klikime në platformën YouTube.

Reperi përflitet jo shumë lidhur me jetën e tij private, mirëpo kur ndodh bëhet kryefjalë e mediave. Së fundmi Kapo ka ndarë në rrjete sociale një Instastory që duket se ‘thumbon’ shumë ashpër dhe nga shprehja kuptohet se i drejtohet vajzave apo një vajze, por nuk dimë nëse është specifike për dikë apo në përgjithësi