A Live Night Celebrities Music Showbiz

Capital T të shtunën në “A Live Night”, sjell për publikun disa nga hitet e tij më të mira!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit.

Ashtu siç tashmë e keni mësuar, Capital T do të jetë artisti që do të jetë pjesë e “A Live Night” këtë të shtunë në ekranin e Top Channel. Për herë të parë, artisti i hiteve të menjëhershme do të sjellë këngët e tij më të njohura. Capital T do të rrëfejë për të gjithë publikun ‘çelësin’ e suksesit të tij dhe do të na tregojë një anë të tijën që nuk e kemi njohur kurrë më parë.

Nëse jeni kuriozë se çfarë të pathënash do të na zbulojë Kapo në intervistën e tij të kaq personale, do të duhet të prisni edhe fare pak. Por ajo që mund t’ju tregojmë janë disa prej këngëve që ai do të performojë dhe jemi të sigurtë që janë dhe të preferuarat tuaja.

1. Hitman

2. U bo vonë

3. Kujtime

4. Hatixhe

5. Andiamo

Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel dhe mban vulën e Ledion Liço. 13 episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore. Disa nga emrat e tjerë që do të jenë pjesë përveç Arilenës, Yllit, Ronelës apo Capital T, janë dhe Besa Kokëdhima dhe Ledri Vula. Do të na duhet të presim dhe pak për të zbuluar akoma më shumë.