Celebrities Gossip Music Pardon My French Showbiz

Capital T vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar…

Capital T është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar. Ai ishte i ftuar në një lidhje telefonike këtë të  mërkurë në “Pardon My French” nën moderimin e Jonidës dhe Kevit. Capital T bëri zbulime mjaft interesante për planet dhe projektet që do të ndërmarrë.

Ai foli për këngën “Rrushe”, një këngë që e ka shumë përzemër. Kujtojmë se Capital T në bashkëpunim me “Gjirafa video” do të sjellin shumë shpejt një serial me të njejtin emër. Artisti u shpreh se është një projekt i përjetuar së tepërmi, nga ana e tij si këngë, por edhe nga aktorët si serial. Madje, duket se artistit i ka shkuar në mendje të jetë pjesë e serialit si aktor.

Kemi folur, e kemi diskutuar. Seriali vazhdon ende. Por ka mundësi të marr pjesë…

Ndërkohë, i pyetur nëse kishte një ‘rrushe’ për të, këngëtari nuk dha një përgjigje të prerë, duke i lënë fansat të hamendësojnë.

Unë jam njeri që jap shumë dashuri dhe kam shumë dashuri. Dashuria është për t’u dhuruar.

Lidhur me projektet që ka në plan, artisti zbuloi se ka bërë shumë takime me producentë të huaj. Madje, është në diskutim me producentin e Pop Smoke dhe në kohën e duhur do të bëj publike detajet.