Celebrities Gossip Music Showbiz

Capital T vjen me një projekt shumë të veçantë!

Capital T është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar. Artisti i disa hiteve muzikore vjen ditën e sotme me një surprizë shumë të veçantë për fansat.

Bëhet fjalë për një projekt muzikor mbi të cilin Capital T është duke punuar. Por nuk është një projekt i zakonshëm, teksa i dedikohet pak më shumë disa prej fansave të tij, pikërisht atyre të Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije vetë artisti në një postim në Instagram.

Një projekt për Kosovën time së shpejti.

Në album këngëtari ka postuar disa foto ku është i veshur me të zeza dhe gjendet në Prishtinë të Kosovës. Fansat po e presin me padurim projektin e radhës së artistit, që me siguri shumë shpejt do të kthehet në hit muzikor. Ndërkohë, Capital T e ka postuar edhe në story këtë album me foto ku ka vendosur flamurin e Kosovës dhe ka shkruar “botëror”.

Me siguri, kjo këngë veç ritmit duhet të ketë një tekst të ndjerë, lidhur me Kosovën, dhe sa njihet apo jo ajo si shtet në të gjithë botën. Një projekt muzikor, ku Capital T nuk do të shfaqë vetëm talentin por edhe dashurinë për vendin e tij.

Ndërkohë, këngëtari po shijon suksesin e shumë këngëve të tjera që ka lançuar së fundmi. Ju mund t’i votoni këngët e Capital T në The Top List  për të përkrahur artistin tuaj të zemrës.