Celebrities Gossip Showbiz

Capital T zbulon datën e publikimit të ‘Dukat’!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit.

Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij. Së fundmi ai na ka paralajmëruar se do të publikojë një këngë të re menjëherë pas suksesit me bashkëpunimin me Alban Skënderaj.

Këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku krahas na ka zbuluar dhe titullin e këngës. ‘Dukat’ quhet surpriza më e re e Kapos që do të publikohet më 29 qershor.

Gjatë muajit prill Kapo na zbuloi dhe një tjetër arritje të tijën. Më herët ai na ka treguar se do të ishte pjesë e një filmi ndërkombëtar, ku ai kishte qenë duke xhiruar prej 6 javësh. Nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, reperi na bëri me dije se ka mbyllur xhirimet dhe nuk mund të ishte më krenar se kaq.

Kapo luajti rolin e Kreshnikut në filmin që titullohet “Jerico Ridge” dhe që do të transmetohet së shpejti në Netflix. Por, nëse mendoni se kaq ishte e gjitha, e keni shumë gabim!

Vetëm disa javë më parë, Capital T na zbuloi se do të vijojë xhirimet në një tjetër film ndërkombëtar.