Celebrities Gossip Showbiz

Cardi B ka pasur frikë të takohej me aktorin e famshëm?!

Cardi B është një nga ato repere e cila nuk di të ndalet për të korrur sa më shumë sukses në jetën e saj artistike. Përpos muzikës nuk është hera e parë që reperja 28-vjeçare është bërë pjesë edhe e projekteve kinematografike. Kujtojmë filmin e sukseshëm përkrah aktores Jennifer Lopez me titull ‘Hustlers’. Së fundmi Cardi B është bërë pjesë e filmit më të fundit dhe më të suksesshëm ‘F9’. Por ajo çfarë ka zbuluar ka qenë e papritur.

Artistja me famë botërore ka treguar se në fillim ajo ka qenë e frikësuar shumë që të punonte me një djalë shumë serioz si Vin Diesel. Cardi B pranoi se ajo ishte pak e intimiduar nga një prej meshkujve më kryesorë të Hollywood -it, por pas takimit me aktorin ajo është ndierë më e lumtur dhe u shpreh se ai ishte një aktor dhe një njeri shumë i mirë.

Indimidated: Cardi B revealed that she was 'scared' of working with Vin Diesel in blockbuster film F9 but was happy to find out that he was 'so nice'

Disa burime brenda kastit kanë publikuar disa pamje ekskluzive nga prapaskenat e filmit dhe se është parë se Cardi B është miqësuar shumë me aktorin 54- vjeçar. Në një intervistë ajo u shpreh se:

 Ju e njihni Vin Diesel, ai gjithmonë luan këtë djalin shumë serioz. Unë u frikësova, por ai është aq i mirë, ai të bën të ndihesh kaq rehat, është shumë i mirë.

Në filmin e suksesshëm Cardi luajti një personazh të quajtur Leysa e cila është udhëheqëse e një grupi paramilitar të të gjitha grave. Cardi e donte përvojën e të qenit në rolin e Leysa e cila ishte një ish-shoqe e personazhit ikonik të Diesel Dominic Toretto. Ajo tregoi gjithashtu se:

Kur po luaja këtë personazh u ndjeva shumë gangstere, e dua atë.

Cardi do të kthehet në ekskluzivitet pasi Vin zbuloi planet që ajo mund të kthehej edhe për filmin tjetër të ‘F10’ në qershor.

Rikujtojmë se, Cardi B është bërë nënë për herë të dytë. Reperja e njohur dhe bashkëshorti i saj, reperi Offset, kanë mirëpritur fëmijën e dytë së bashku që është një djalë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cardi në një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram.