Celebrities Fashion

Cardi B nuk njeh kufij, ja cilat ishin super veshjet e saj në “AMA 2021”!

Si gjithmonë një dhe e vetmja, Cardi B! Gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes në lidhje me veshjet që ajo zgjedh në evente dhe shfaqje të ndryshme. Prandaj edhe këtë herë nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Në shfaqjen e madhe të ndarjes së çmimeve ‘American Music Awards 2021’ reperja me plot kuptimin e fjalës ka shkëlqyer dhe i ka mahnitur të gjithë fansat, ndjekësit dhe publikun e pranishëm. Kjo për faktin se ajo jo vetëm që ka qenë e nominuar në shumë kategori për këngët dhe për albumet e saj të cilat janë jashtëzakonisht të suksesshme por edhe sepse Cardi B këtë vit ka qenë oranizatorja kryesore e këtij eventi madhështor.

Ndërkohë që edhe yjet e tjerë kishin zgjedhur veshje shumë të veçanta për këtë mbrëmje shumë speciale.

Padyshim që veshjet e Cardi b në këtë shfaqje ka qenë mjaft të kuruara deri në detaje, unike dhe mjaft të veçanta. Ja se cilat ishin veshjet që arritën që të merrnin vëmendejn e të gjithëve në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve.

1
2
3
4
5
6
7
8