Celebrities Showbiz

Cardi B tregon se çfarë i ndodhi shtëpisë së saj për shkak të uraganit Ida!

Cardi B zbulon se shtëpia e saj në Atlanta po përmbytet për shkak të uraganit Ida që goditi Xhorxhian dhe shtetet e tjera të Bregut Lindor. Xhorxhia ka qenë nën një rrezik të vogël për mot të përkeqësuar edhe pse gjatë ditëve të fundit, mbetjet e uraganit Ida vazhdojnë të përfshijnë bregun lindor. Reperja ndau me fansat, nëpërmjet një postimi në Instagram, një video teksa tregonte shtëpinë e saj të përmbytur në Atlanta. Teksa kalonte ngadalë mbi një pellg të madh uji që dilte nga njëra nga banjot e përmbytura, ajo shkroi se:

Stuhia nuk është shaka.

Whack: Audibly upset and unsure of what to do next, Cardi labeled the entire situation 'so f***ing whack!' while continuing to capture the flooding on film

Sipas raportimeve të autoriteteve në Atlanta, e cila ndodhet në veri të Xhorxhias përjetoi pasojat më të forta të uraganit Ida. Kishte edhe një kërcënim të mundshëm për tornado dhe erëra të forta, ku parashikoheshin që reshjet e shiut mund të ishin shumë të mëdha.

E mërzitur dhe duke bërtitur me të madhe, e pasigurt se çfarë do të bënte tjetër, Cardi B e etiketoi të gjithë situatën aq shumë të keqe ndërsa vazhdon të filmonte përmbytjen që kishte pësuar në shtëpinë e saj. Por për fat të mirë, pjesa e mbetur e javës pritet të jetë më e qetë, ndërsa shtetet e tjera të Bregut Lindor mbeten akoma në rrezik të përmbytjeve.

Reperja dhe partneri i saj Offset, blenë një rezidencë prej 5.8 milion dollarë në Sandy Springs, një periferi të Atlantës, në dhjetor të vitit 2019. Shtëpia është 22,000 metra katrorë me pesë dhoma gjumi, shtatë banjo, të gjitha në dispozicion të çiftit. E gjithë prona shtrihet në 5.84 hektarë të pyllëzuar.  Çifti, i cili u martua në vitin 2017, aktualisht janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku. Ata tashmë kanë edhe vajzën 3-vjeçare, Kulture.

Kujtojmë se Cardi B gjithmonë ka treguar se është një manjake kur vjen puna për të shpenzuar. Në daljen e saj të fundit ajo shpenzoi afro 2.5 milionë dollarë për pamjen dhe bizhuteritë e saj mjaft të shtrenjta dhe plot me diamante.