Celebrities Showbiz

Cardi B vazhdon që të guxojë me veshjet e saj!

Tani xhaketa e veshur nga Cardi B është një xhaketë me gjoks të dyfishtë. Cardi B vendosi që të guxonte përsëri me look-un e saj. Ajo bëri një paraqitje shumë të çuditshme gjatë Javës së Modës në Paris. Ako kishte veshur një xhaketë ku vëmendjen më të madhe e merrnin dy pllakat e saj prej ari më formën e gjoksit.

Reperja 28-vjeçare vendosi një seri aksesorësh surrealistë, duke përfshirë unaza që ngjanin me dhëmbët dhe një gjerdan zinxhir si sy dhe buzë. Ajo e tejkaloi stilin me një kapelë ari skulpturore po aq tërheqëse që mbulonte plotësisht pjesën e sipërme të fytyrës së saj dhe syzet me stili e veçantë.

Burri i Cardi, Offset, iu bashkua asaj gajtë daljes, megjithëse ai kishte zgjedhur një pamje të plotësisht të zezë  me veshjet e marës prestigjoze ‘Prada’.

Rikujtojmë se këngëtarja e njohur Cardi B asnjëherë nuk ka pasur kurrë frikë që të guxojë. Së fundmi ajo vendosi që t’i mahniste të gjithë me paraqitjen e saj, në ekspozitën e Thierry Mugler gjatë Javës së Modës në Paris. Gjatë parakalimit në tapetin e kuq në ‘Musee Des Arts Decoratifs’ reperja dukej mjaft sensionale me fustanin e kuq, i cili kishte gura të shkëlqyeshëm kudo. Pjesa më e rëndësishme e të gjithë veshjes ishin pendët e pafundme në pjesën e kurrizit të cilat vinin deri lart dhe e mbulonin atë.

Në momentin që ajo u sigurua që kishte vëmendjen e të gjithëve filloi të pozonte përballë kamerave. Pëveçse ishte e veshur me fustanin e shëndritshëm dhe me gurat e pafundëm ajo çfarë ra në sy ishin edhe vetullat e saj të mbushur plot me gurë po në njgyrë të kuqe. Këngëtarja gjitmonë ka qenë në qendër të vëmendjes me mënyrën e saj të veshjes dhe të paraqitjes në eventet ku ajo është e ftuar.