Bota Celebrities Gossip

Carrie Johnson është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, por Boris qenka keq ekonomikisht…

Gruaja e Kryeministrit britanik, Boris Johnson, 33 vjeç, i shokoi të gjithë duke njoftuar se ajo pësoi një abort në fillim të vitit, për të cilën thotë se e kishte lënë ‘zemërthyer’. Në një postim shumë të guximshëm në Instagram, Carrie tregoi se si ajo dhe burri i saj Boris, prisnin një ‘fëmijë ylber’ – një term i përdorur për një fëmijë që lind në një familje ku më parë ka humbur një tjetër, për shkak të lindjes së vdekur ose vdekjes gjatë foshnjërisë.

Shoqëruar me një foto, ajo ka shkruar një mesazh për ndjekësit, ku thotë se shpreson që fëmija e saj të vijë në jetë këtë Krishtlindje pasi në fillim të vitit kishte pësuar një abort që e ka lënë zemërthyer.

Ndihem jashtëzakonisht e bekuar që jam përsëri shtatzënë, por gjithashtu jam ndjerë si një thes nervash. Çështjet e fertilitetit mund të jenë vërtet të vështira për shumë njerëz, veçanërisht kur në platforma si Instagram mund të duket se gjithçka po shkon mirë. Kam gjetur një ngushëllim të vërtetë të dëgjoj nga njerëz që kishin përjetuar gjithashtu humbje, kështu që shpresoj që në një mënyrë shumë të vogël ta ndash këtë mund të ndihmojë edhe të tjerët.

Burimet kanë treguar se Johnson duhej të punonte këtë fundjavë nga rezidenca e tij, në Buckinghamshire, megjithëse nuk dihet ende nëse çifti janë atje së bashku.

Një fëmijë tjetër në dhjetor do të thotë që Kryeministri atëherë ka të paktën shtatë fëmijë, megjithëse ai nuk e ka konfirmuar zyrtarisht numrin e saktë pasi ka patur nje jetë dashurore të komplikuar, duke përmendur dy martesa.

Pas njoftimit të zonjës Johnson, shumë persona të krahut politik të kundërt filluan të bënin shaka me këtë fakt – kishte shumë nga ata që i bënin të neveritshme duke përdorur llogari anonime. Kreu i opozitës, Keir Starmer, dërgoi urime për çiftin në pritje pas njoftimit të Carrie Johnson.

Urime Carrie dhe Boris për lajmin e lumtur që ata po presin një fëmijë tjetër. Më vjen shumë keq që dëgjova për abortin e mëparshëm të Carrie. Jam i sigurt ndarja e historisë së saj do të jetë ngushëllues për të tjerët dhe do t’i bëjë ata të ndihen më pak të vetëm.

Dhe deputetët konservatorë e uruan çiftin gjithashtu, duke përmendur se një lajm i tillë është i shkëlqyer për Kryeministrin dhe bashkëshorten e tij, dhe se është mirë të flasim për dhimbjen, trishtimin e pasojat e abortit.

Çifti u pa së bashku, për herë të fundit në publik, në ndeshjen finale të Anglisë në Euro 2020 me Italinë, në stadiumin Wembley më 11 korrik. Ajo dhe Johnson, 57 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Wilfred, në fund të prillit të vitit të kaluar. Pas lindjes, ajo vlerësoi stafin që lindi djalin e saj, duke i falenderuar në Ditën Ndërkombëtare të Mamisë, duke shkruar:

Një falenderim i madh edhe nga unë! Ju djema jeni të pabesueshëm.

Djali i tyre mori emrin, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, ky emër erdhi prej gjyshërve të tyre dhe mjekëve të spitalit që trajtuan Kryeministrin për koronavirus.

Johnson u martua me partneren e tij në një ceremoni të fshehtë në Katedralen Westminster në maj të këtij viti, para një grupi të vogël miqsh dhe familjarë. Pjesë e dasmës ishte dhe 1-vjeçari i tyre, Wilfred si dhe dy dëshmitarë zyrtarë.

Kështu, Boris u bë Kryeministri i parë që u martua në detyrë, që prej martesës së Liverpool me Mary Chester në 1822.

Marrëdhënia e çiftit daton disa vjet më parë, atëherë Carrie punoi gjatë periudhës kur Boris për t’u rizgjedhur Kryetar i Londrës në 2012. Por mes tyre ende nuk kishte lindur një romancë, deri në vitin 2018 pasi ai njoftoi se ishte ndarë nga gruaja e tij e dytë, Marina Wheeler, nëna e katër fëmijëve të tij.

Fëmijën e parë, Johnson e  lindi në Londër, vitin e kaluar me burrin e saj në krah, disa ditë pasi ai vetë ishte liruar nga kujdesi mjekësor pas një beteje të gjatë me koronavirusin. Në një postim të ngrohtë në Instagram që zbuloi emrin e djalit, zonja Johnson tha se emri i mesëm Nicholas ishte një vlerësim për dy mjekë, Dr. Nick Price dhe Dr. Nick Hart, të cilët ‘shpëtuan jetën e Boris muajin e kaluar’ pas luftës së tij personale kundër Covid.

Çifti mbajti gjithashtu një pagëzim të fshehtë për djalin e tyre – dëshmuar vetëm nga disa familje dhe miq në shtator, vetëm disa ditë para se të hynin në fuqi kufizimet e reja të bllokimit në tubimet shoqërore. Nuk pati pritje pas ceremonisë fetare pasi çifti thuhet se ishin të prirur të jepnin një shembull të mirë për publikun dhe t’u bindeshin rregullave të distancimit shoqëror.

Teksa i rikthehemi jetës dashurore të Boris, është e jashtëzakonshme që numri i fëmijëve që ka një Kryeministër nuk është rekord publik, megjithatë kjo është situata. Johnson dhe Marina Wheeler, të cilët u ndanë në 2018, kanë katër fëmijë së bashku: Lara Lettice, 26, Milo Arthur, 24, Cassia Peaches, 22, dhe Theodore Apollo, 20. Ai gjithashtu ka një fëmijë të pestë, Stephanie Macintyre, me konsulenten e artit Helen Macintyre. Stephanie thuhet se është një nga dy fëmijët që i ka lindur si pasojë e një lidhjeje.

Johnson u takua me gruan e tij të parë Allegra Mostyn-Owen ndërsa ata ishin studentë në Oksford dhe u martuan në 1987, por u divorcuan në 1993. Në 2004 doli se Johnson ishte në një lidhje me gazetaren Petronella Wyatt, e cila ishte shtatzënë dhe kishte abortuar. Në 2006, u raportua se Johnson kishte një lidhje me gazetaren Anna Fazackerley.

Shumë zëra kanë diskutuar për gjendjen financiare të Kryeministrit pas divorcit paksa të shtrenjtë nga gruaja e tij e dytë, kostoja e mbajtjes së të paktën katër nga gjashtë fëmijët e tij dhe një rënie të konsiderueshme të të ardhurave.

Divorci i Borisit nga gruaja e tij, Marina Wheeler, u finalizua në shkurt të vitit të kaluar vetëm pasi ishte arritur marrëveshja për paratë, e cila vlerësohet të ketë qenë rreth 2 milionë paund.

Në një periudhë 2-vjeçare në krye të Parlamentit, ai ishte kryesisht në banka, fitonte 800,000 paund nga gazetat, fjalimet pas darkës, honoraret e librave dhe programet televizive. Paga e tij prej 150,000 paund,  si kryeministër e bën atë një të varfër politik, sipas standardeve ndërkombëtare.

Angela Merkel, kancelarja gjermane paguhet 320,000 paund, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern merr 240,000 paund, madje edhe kryeministrja e Lihtenshtajnit merr 195,000 paund.

Prej vitesh ai po fitonte aq shumë sa nuk kishte shqetësime për paratë. Tani për herë të parë, kur ai dëshiron të sigurojë familjen, nuk është aspak i sigurt se mundet. Ky është një pozicion i pazakontë për të.

Pas njoftimit të Carrie, një organizatë bamirëse për abortin vlerësoi sinqeritetin e saj dhe treguan se është ‘e rëndësishme’ të flitet për shtatzëninë pas humbjes së një fëmije.