I ftuar në maratonën e 100 këngëve më të bukura në “Top Albania Radio”, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ylli Limani uroi për festat e fundvitit shëndet për të gjithë. Duke qenë se hitet e tij janë të panumërta dhe dëgjohen kudo, artisti u shpreh se është ekstremisht i lumtur për këtë fakt pasi puna e tij dëgjohet dhe vlerësohet.
I pyetur nga prezantuesi, Elios Shuli se cfarë i ka sjellur ky vit, artisti u shpreh se duke qenë se edhe koncertet mungonin koha ka qenë më e lirshme dhe ai e ka shfrytëzuar këtë mundësi në studio në përgatitje të projekteve të reja muzikore. Baladat dhe bashkëpunimet e reja janë gati dhe sipas Yllit do të publikohen në momentin e duhur.
Qëllimet, planet, ëndrrat për këngëtarin u shuan gjatë pandemisë dhe e vetmja gjë që ai dëshiron është shëndeti pasi të tjerat vijnë dytësore. E pyetur gjithashtu nga prezantuesja, Ksenja Shoshaj nëse tek kënga “Buzët e kuqe” ku këngëtari ka bërë bujë të madhe, shfaq ndonjë anë xheloze të tijën, ai shprehet se është shumë xheloz por që jo gjithmonë e shfaq.
Nëse më mbetet hatrri unë e mbaj por më pas shpërthej, në këngë ose në një moment të papërshtatshëm.