Showbiz

Catherine Zeta Jones dhe e bija, tashmë dy modele

Ajo është një ndër ikonat e industrisë Hollywood dhe një mama e përkushtuar e cila ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj Michael Douglas.

Catherine Zeta Jones duket se ka nisur një drejtim të ri në karrierën e saj pasi së fundmi ka pozuar si modele për “Fendi” duke promovuar koleksionin më të ri të çantave. Më e veçanta e kësaj fushate është fakti se aktorja 50-vjeçare pozon krah vajzës së saj Carys, 16-vjeçe.

Fituesja e çmimit “Oscar” dhe e bija kanë një talent të lindur për fotografinë dhe kjo duket qartë nga pamjet e mëposhtme.

Fushata më e fundit e “Fendy” ku dy vajzat janë pjesëmarrëse, është xhiruar në Romë, Itali.