Fashion

Çdo bluzë e markës Polo që do t’ju duhet këtë verë…

Bluzat “Polo” padyshim që janë përzgjedhja e meshkujve klasik. Stili i këtyre bluzeve vazhdon të evoluojë. Ndërkaq, ne ju njohim me 5 stilet që do të dominojnë këtë sezon vere dhe duhet të jenë patjetër në dollapin tuaj.

Hidhini një sy:

1.Polo klasike

Ralph Lauren është kryesisht përgjegjës për praninë e përhershme të kësaj bluze në veshjet tona. Kjo lloj bluze është bërë nga pambuku i mercerizuar që do të thotë një pambuk i cili është me përpunim të shtuar teknologjik në saj të së cilit materiali merr karakteristika të përforcuara si butësi, forcë dhe elasticitet.

RALPH LAUREN PURPLE LABEL

£300

2. Bluzat me logon Polo

STONE ISLAND nuk ka ndryshuar shumë. Kjo lloj bluze sportive është një kopje e afërt e versioneve që marka ka sjellur 40 vjet më parë. Nëse vërtetësia është ajo për të cilën po synoni, atëherë, gjithçka që ju nevojitet tani është një palë atlete adidas për një kombinim perfekt.

STONE ISLAND

£140

3. Polo e printuar

Të parandalohemi nga dalja në një parajsë ishullore këtë verë nuk do të na ndalojë të jetojmë dhe të vishemi. Gjëja tjetër më e mirë për të pirë një koktej në plazh, është këmisha e Dries Van Noten e printuar me shumë gjethe. Jaka e hapur, pa asnjë kops. Nuk është perfekte?!

DRIES VAN NOTEN

£305

4. Polo për zyre

Nuk dini çfarë të vishni në zyrë? Një këmishë me mëngë të shkurtra apo të gjata është një zgjedhje e zgjuar. Hidhini një sy modelit të bluzes MR.P i thurur nga lesh kashmiri, i butë dhe mëndafshi.

MR P.

£395

5. Terry Polo

E dini atë parajsë imagjinare që përmendëm më parë? Të jetuarit në mënyrë të pasigurt nëpër veshjet tona vlen edhe në rastin e kësaj këmishë Orlebar Brown. Marka, e bërë nga materiali prej peshqiri, me një përzierje pambuku dhe liri, e bën atë edhe më të përshtatshëm për sezonin e verës.

ORLEBAR BROWN

 £175

Në vitin 2021, asgjë nuk është më magnetike sesa një person me plane. Ndërsa të gjithë ne fillojmë të shikojmë botën e jashtme, pamja e thjeshtë e dikujt i veshur sikur në fakt ka diçka për të bërë është pothuajse ‘tronditëse’. Treguesi më i madh që dikush ka plane është një çantë gjigante.