Celebrities Music Showbiz

Çdo gjë gati/ Edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti i Rita Ora-s në kullën Eiffel!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka lajmëruar fansat e saj se do të realizojë një koncert në majën më të lartë të Parisit, në kullën Eiffel në datën 30 të këtij muaji. Rita do të ngjitet në Kullën Eiffel për të interpretuar live repertorin e saj të këngëve në një koncert virtual, biletat e të cilit kanë dalë tashmë në shitje.

Së fundmi Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa video, duke zbuluar se si kanë shkuar përgatitjet për natën e saj të spektaklit. Ajo mund të shihet në Kullën Eiffel, ndërsa mban mikofronin në duar dhe është gati të nisë performancën e saj.

 

30-vjeçarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka promovuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve këtë koncert, duke i ftuar fansat të prenotojnë biletën e tyre. Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij koncerti, do të duhet të nxitojnë pasi dhe shumë pak ditë na ndajnë nga ai.

Rikujtojmë se, këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku duket dora e saj me gishtin e unazës të mbuluar me një emoji. Megjithëse ajo vendosi ta fshijë foton disa minuta pasi e postoi, kjo foto nuk i’u ka shpëtuar fansave, të cilët kanë aluduar se Rita mund të ketë marrë një propozim martese nga regjisori i njohur Taika Waititi.