Celebrities Gossip Showbiz

Çdo gjë tanimë i përket të kaluarës, Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj sërish miq!

Pasi Donald Veshaj dhe Beatriks Ramosaj nisën romancën e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një nga personat që reagoi më e lënduar dhe e zhgënjyer ishte këngëtarja Semi Jaupaj, e cila siç dihet tanimë është mikja më e ngushtë e Bora Zemanit.

Në “BBV”, gjatë kohës që Semi qëndroi brenda u përfol për afrimitetin që pati me Donaldin, ku në fillim u dyshua si diçka më shumë se miqësi, e më pas ata u bënë shok të ngushtë me njëri-tjetrin. Së fundmi, ajo që ka habitur ka qenë një video e Donaldit e postuar në Instastory ku shfaqet pikërisht me Semin.

Aktori me anë të një videoje ka ftuar ndjekësit që të ndjekin programin e tij këtë të premte, duke na lënë të kuptojmë që këngëtarja do të jetë e ftuara e kësaj jave në programin “Më lër të flas” dhe marrëdhënia mes tyre tashmë është rregulluar. Rikujtojmë që Semi Jaupaj para pak muajsh publikoi këngën “Mos u kthe” e cila u komentua si një dedikim për historinë e Donaldit dhe Borës, sikurse ndodhi edhe me këngën e publikuar këtë të mërkurë të titulluar “Ani”.

Me anë të postimi në Instastory, ishte Bora ajo që shpërndau një pjesë nga kënga e Semit, ku u shpreh se ndihet gjithmonë krenare për të. Të dyja bukuroshet e kanë përkrahur gjithmonë njëra-tjetrën në çdo hap që ndërmarrin duke na treguar gjithmonë një shembull të miqësisë së vërtetë. Ndërkaq, siç e dimë Semi ka pasur një lidhje disa vjeçare me Bojken Lakon. Së fundmi, këngëtarja publikoi në Instastoryn e saj një foto të Bojkenit teksa krahas imazhit të tij shfaqte fjalët: “Best friend for life!” që në shqip përkthehet ‘shoku im i ngushtë’.