Lifestyle

Çdo nënë ka gjuhën e saj, por e përbashkëta është vetëm një!

Gjatë një hulumtimi të bërë nga një profesor i Univeristetit Princeton është zbuluar se nënat kanë një ngjyrë të veçantë të zërit kur flasin me foshnjet e tyre, kur ato i ‘përkëdhelin’.

Edhe foshnjet kanë gjuhën e tyre dhe i perceptojnë gjërat më ndryshe.
Në një studim janë përfshirë nëntë nëna nga vende të ndryshme të botës, mandarine, frënge, polake, ruse, hungareze, angleze, spanjolle dhe greke.
Në këtë eksperiment janë krahasuar zërat e nënave ku rezultati i ka befasuar të gjithë pjesëmarrësit. U arrit në përfundimin se tingulli ka një frekuencë të veçantë dhe çdo nënë e ka unike, nuk ka rëndësi gjuha që ato flasin.

Profesori në krye të studimit deklaroi se ngjyra e zërit përdoret për të dalluar njeriun nga kafsha apo instrumentet. Ata më së shumti janë përqëndruar në frekuencën e zërit që përdoret kur i flasim bebeve.

Madje u zbulua se dhe vetë nënat nuk ishin në dijeni të ndryshimit të zërit të tyre kur përkëdhelin apo flasin me foshnjet e tyre.
Pasi regjistruan nënat duke biseduar me fëmijët e tyre dhe ato duke folur me një të rritur, dolën në konkluzionin se çdo nënë ka një ton ndryshe.
Teksa mbaroi studimi i regjistrimeve dhe përpunimi i tyre, doli përfundimi se secila nënë ka një gjurmë unike të zërit të saj, njejtë siç është gjurma e gishtit. Mund të zbulohet vetëm nga një fjalë e folur në kompjuter.
Konkluzioni është se printimet tingëllojnë shumë të ngjashme, pa marrë parasysh gjuhën që flet nëna.