Celebrities Gossip Music Showbiz

Çdokush këto kohë duket se po e irriton atë, Madonna vjen me akuza për reperin Tory Lanez!

Ikona e muzikës pop, Madonna pas sherrit me 50 Cent, kësaj radhe ka nisur një “betejë” tjetër me Tory Lanez, të cilin po e akuzon se po përdor një nga këngët e saj të famshme pa lejen e saj duke thënë se kjo është e paligjshme.

Ylli i hitit “La Isla Bonita”, i ka komentuar Lanez, duke i thënë:

Lexoj mesazhet e mia për përdorimin tënd ilegal të këngës time ‘Into The Groove’.

Kënga në fjalë është e fundit e Toryt dhe titullohet “Pluto’s Last Comet”, ndërsa Madonna edhe publikisht ka treguar se nuk është fanse e tij. Kjo vjen pasi instrumentali i fillimit të këngës “Pluto’s Last Comet” është një ripërtërije e këngës së dikurshme të Madonnas “Into the Groove”.

Gjithsesi, Madonna nuk është i vetmi personazh publik që ka telashe me kanadezin, pasi ky i fundit është futur në sherr edhe me Megan Thee Stallion. Ndërkaq, së fundmi fansat e kanë akuzuar Madonna-n si të dëshpëruar pasi ajo editoi veten në një foto seksi me vajzën e saj Lourdes. 25-vjeçarja, e cila quhet Lola, pozoi me një seri veshjesh me bikini për një fotosesion me temën e viteve nëntëdhjetë për kopertinën e revistës “PAPER” të muajit janar.

Por në vend që ta linte vajzën të kishte momentin e saj, Madonna shtoi një foto të saj në vend të një modeli mashkull pa këmishë dhe e shpërndau atë në faqen e saj në Instagram. Jo të gjithëve u bëri përshtypje humori i 63-vjeçares, me disa fansa që i thanë këngëtares “të lutem ndalo”. Duke shpërndarë konfuzionin nëse ishte një foto e vërtetë apo jo, zbuloni në këtë link çfarë shkruan fansat.