Bota

Çekia në ngërç pas zgjedhjeve!

Në Çeki, partia e Kryeministrit aktual, pasanikut Andrej Babis humbi zgjedhjet dhe tani duhet të lërë pushtetin pasi e ka të pamundur të krijojë shumicën qeverisëse.
Nga ana tjetër, koalicioni opozitar “SPOLI” që fitoi zgjedhjet e normalisht duhet të qeverisë, nuk e bën dot këtë. Arsyeja? Kryeministri emërohet nga Presidenti pavarësisht rezultatit zgjedhor dhe Kushtetuta ia jep Presidentit këtë fuqi, pa kufizime.

Ndërkaq, Presidenti Milos Zeman, i cili me siguri do të emëronte Babis-in, nuk e ndërmerr dot këtë akt. Prej shumë ditësh, ai është në terapi intensive. Mbi gjendjen shëndetësore të 77-vjeçarit, Zeman nuk ka asnjë informacion, por prej kohësh, nuk ka qenë e mirë. Thuhet se edhe pse vuan nga diabeti, është i paralizuar dhe rregullisht shtrohet në spital, ai ka një stil jetese pak të shëndetshëm: shquhet si duhanpirës i pandreqshëm. Pa mbaruar njërën cigare, ndez tjetrën.

Ndërkohë, duhet thënë se partia e Kryeministrit në largim i humbi zgjedhjet pasi Babis u ekspozua në skandalin e “Pandora Papers”. Disa faqe i dedikohen Kryeministrit të Çekisë për pasurinë e tij, të transferuar offshore, në ato që njihen si “parajsa fiskale”.