Aktualitet

KQZ kërkon informacion mbi numrin e ID dhe pasaportave që u ka skaduar afati!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkon informacion nga gjendja civile mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, janë mbi  800 mijë qytetarë të cilëve u ka skaduar karta e identitetit në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kujtojmë se opozita e bashkuar ka kërkuar që vlefshmëria e mjeteve të skaduara identifikuese të jetë deri më 30 prill, teksa kjo kërkesë bën sens edhe për Kryeministrin Rama.

Më herët me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi  zhvilloi një taklim edhe ambasadorja amerikane në Tiranë. Takimi zgjati rreth 60 minuta dhe është i dyti brenda një kohë të shkurtër që Yuri Kim zhvillon me Kreun e KQZ.  Së fundmi diplomatja ka shtuar thirrjet për subjektet politike për lista me kandidatë të pastër për deputetë.

Pas takimit me Yuri Kim, Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim edhe me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca. Me anë të një postimi në rrjete sociale Soreca shprehet se me Celibashin diskutoi në lidhje me përgatitjet e zgjedhjeve 25 prillit, duke përfshirë identifikimin biometrik të votuesve, votimin e diasporës, numërimin elektronik dhe dekriminalizimin.