Aktualitet

Çelja e negociatave, reagon Biden: Mbështesin një Europë të plotë dhe të lirë!

Presidenti amerikan Joe Biden hapin e ndërmarrë nga Bashkimi Europian për t’u zgjeruar drejt Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, të shpërndarë nga ambasadorja Yuri Kim, theksohet se teksa Rusia po cenon paqen në Europë, është e rëndësishme të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon që të rrisin angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre, shton Biden.

Pasi Shkupi zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë me fqinjin e tij, Bullgarinë, Maqedonisë së Veriut e bashkë me të, edhe Shqipërisë, iu hap drita jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit që çojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot në Bruksel u mbajt Konferenca e Parë Ndërqeveritare, ku u diskutuan detyrat kryesore që i jepen vendit tonë në rrugën e gjatë deri në anëtarësimin përfundimtar.

“Urime për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme – hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familje. do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara!“, shkruan Kim.