Aktualitet

Centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës nis punën, Rama: Rrugë të reja për sigurinë energjetike!

Në një kohë kur vendi është goditur nga kriza energjetike, gjithnjë e më tepër po kërkohet mundësia për burime alternative për prodhimin e energjisë dhe centralet fotovoltaike janë disa prej tyre.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon, thotë kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter. Sipas kryeministrit Rama, burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike.

Vendimi është marrë më 11 prill nga Bordi i ERE-s, ndërsa centrali fotovoltaik i Digës Qyrsaq ka kapacitet prodhimi energjie, 5. 14 megavat në orë

‘Bordi i ERE-s me vendimim nr.62 datë 11.04.2022 vendosi të licencojë shoqërinë KESH sh.a në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i Digës Qyrsaq, HEC Vau i Dejës me kapacitet 5143 kËp. Diversifikimi i portofolit të aseteve gjeneruese të KESH sh.a është prioriteti ynë. ’- njofton KESH.