Sport

Centralina penalizon Leclerc, 10 vende mbrapa në garën e Arabisë!

Centralina penalizon Leclerc. Nis “me malore” Botërori i Formulës 1 për pilotin e Ferrarit, që u detyrua të mbyllë para kohe garën e parë në Bahrein.

E si të mos mjaftonte kjo, në garën e dytë në Jeddah, piloti nga Monaco do të përballet me një penalizim prej 10 vendesh, për shkak të ndërrimit të centralinës.

Lajmin e ka dhënë vetë skuadra e Ferrarit, që ka shpjeguar se gjatë garës në Bahrein, centralina doli nga funksioni dy herë, duke komplikuar gjithçka.

Gjithsesi në shtëpinë e Ferrarit qetësojnë fansat, duke thënë se defekti është gjetur dhe centralina e re mund të përballojë të gjithë garat e sezonit.