Celebrities

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Fashion Awards 2021”, midis fituesve edhe stilistja shqiptare Nensi Dojaka!

Industrisë britanike të modës iu bashkuan edhe të famshmet si Dua Lipa, Demi Moore dhe Priyanka Chopra Jonas në ‘Royal Albert Hall’ në Londër, për një festë të stilistëve më të mirë të botës dhe krijuesve të tjerë në “The Fashion Awards”. Përsëri për herë të parë që nga viti 2019, ceremonia shërbeu si një ribashkim i ngrohtë dhe një memorial prekës për stilistin afrikano-amerikan Virgil Abloh, që ndërroi jetë papritur para pak ditësh.

Idris Elba, një mik i Abloh, mbajti një fjalim të përzemërt duke nderuar stilistin dhe lexoi një poemë të Maya Angelou, “Kur pemët e mëdha bien” dhe prezantuesit duke përfshirë Adut Akech, Alton Mason dhe prezantuesin Billy Porter shpërndanë çmime që u votuan nga britanikët për redaktorë, stilistë, blerës dhe anëtarë të tjerë të shtypit të modës. Ja lista e plotë e të gjithë fituesve.

Çmimi Isabella Blow:

Ib Kamera

Çmimi Trailblazer:

Alessandro Michele

Çmimi BFC (British Fashion Council):

Nensi Dojaka

Çmimi Udhëheqësit e ndryshimit, kreativiteti:

Virgil Abloh

Alessandro Michele

Demna Gvasalia

Kim Jones

Jonathan Anderson

Çmimi Special i Njohjes:

Dylan Jones

Udhëheqësit e ndryshimeve, mjedisit:

Bethany Williams

Gabriela Hearst

Phoebe English

Priya Ahluvaliya

Stella McCartney

Stilisti i Vitit:

Kim Jones

Udhëheqësit e ndryshimit, njerëzit:

Edward Enninful

Harris Reed

Kenia Hunt

Samuel Ross

Telfar Clemens

Çmimi për arritje të jashtëzakonshme:

Tommy Hilfiger.