Aktualitet Politikë

Çështja Babale, shtyhet sërish seanca ndaj Ervin Salianjit!

Gjykata e Apelit Tiranë shtyn sërish seancën gjyqësore ndaj deputetit Ervin Salianji lidhur me çështjen “Babale”, ku demokrati është akuzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për kallëzim të rremë.

Sipas njoftimit për media, shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, siç thuhet “për arsye objektive”. Ndërkohë, Apeli ende nuk ka dhënë një datë për mbajtjen e seancës së radhës.

Në njoftim bëhet e ditur se dita dhe ora e seancës së radhës do të komunikohet kur të bëhet caktimi i saj.

Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se: Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e çeshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.  Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem. Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet.  Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet.

Ervin Salianji u shpall fajtor për veprën penale “Kallëzim i rremë” në lidhje me çështjen “Babale”. Partia Demokratike ka protestuar jo pak herë duke kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë që e shpalli Salianjin “fajtor” për shpifje dhe e dënoi me 1 vit burg. Sipas selisë blu, prokurorët dhe gjyqtarët janë të kapur nga qeveria dhe hedh dyshime se ekzekutivi po kërkon që t’i heqë mandatin e deputetit Ervin Salianjit.