Aktualitet

Çështja e Fredi Belerit/ Ministria e jashtme greke deklaratë: Zgjatja e paraburgimit ofendon përceptimin evropian të shtetit të së drejtës!

Ministria e Jashtme greke ka reaguar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur masën “arrest me burg” për Fredi Belerin.

Në një postim në faqen zyrtare të ministrisë, thuhet se zgjatja e paraburgimit të Belerit, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë, ofendon ndjenjën e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës.

Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas takimit të ministres së jashtme Olta Xhaçkës me homologun grek Nikos Dendias.

“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i Bashkisë Himarë, godet sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës” shkruhet në reagim.

Avokati i Fredi Belerit thotë se kërkuan lehtësim të masës së sigurisë nga GJKKO për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Për këtë të fundit thanë se paraqitën edhe dokumente shëndetësore. Sa i përket listës me personat që dyshohet të ketë paguar Beleri për shitblerje vote, thotë se policisë ia ka dhënë i infiltruari. Për vendimin e GJKKO tha se do e apelojnë.

“Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata. Më absurdja ishte që Kokaveshi në gjendje të rëndë shëndetësore, menduam që mund të kishte marrë një masë më të lehtë, se ka kryer dhe transplant.Asgjë nuk paraqitën, ne dorëzuam dokumente shëndetësore. Policisë ia ka dhënë i inflirtuari listën, se në dosjen e policisë nuk gjendet kjo listë. Vetë i arrestuari pretendon që nuk i ka dhënë asgjë”, tha avokati.