Celebrities Gossip Showbiz

“Ç’famë ka Beniada, që del nudo për 100 mijë euro?” Antonela dhe Beniada nuk i kursejnë fjalët e ashpra për njëra-tjetrën!

Ngjarja ndjek ngjarjen në “Big Brother Vip” teksa ka shumë dinamikë në situatat e krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërsa banorët janë personazhet më të diskutuar të momentit, ka disa nga ata që kanë arritur të tërheqin edhe më shumë vëmendjen. E së fundmi një debat ka ndodhur midis dy vajzave. Hyrja më e re, Antonela dhe Beniada kanë patur një ‘përplasje’ mes tyre, ku është përfshirë dhe Einxhel, e cila i doli në krah modeles.

I gjithë diskutimi nisi nga një pyetje që ish- konkurrentja e “Për’Puthen” i drejtoi Einxhelit rreth Beniadës.

Antonela: Çfarë fame ka Beniada? Që ka thënë ‘Dal nudo në rrugë për 100 mijë euro’?

Beniada: O, fol për veten tate. Shtrigë se do të t’i tërheq ato flokët.

Einxhel: Beniada ka gjithë atë CV si modele.

Antonela: Edhe unë kam punuar si modele në Itali.

Einxhel: Beni ka bërë aq shumë punë si modele dhe ka një kurrikulum aq të pasur si modele, sa nukmund t’i thuash ti ‘nudon e 100 mijë euroshit’. Shpirt, po shfaqesh kot si modele? Na ke gënjy? (I drejtohet Beniadës)

Beniada: Racë e dekolorume! Lëre mi të flasë!

Rikujtojmë se, një tjetër ngjarje është në vëmendje të mediave dhe bëhet fjalë pikërisht për puthjen e Sarës me Dj PM. Pikërisht në çastin më të papritur, kur mendohej se dyshja do të fillonte të mbante distancë, gjërat morën një tjetër rrjedhë teksa pak orë më parë erdhi puthja e shumëpritur mes tyre. Ishte pikërisht pas këtij debati, kur Sarah dhe Dj PM i kanë qetësuar gjakrat dhe vendosën të bëjnë paqe. Madje aq sa në orën 4 të mëngjesit të ditës së sotme, ka ndodhur më në fund puthja e parë në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Duket se asnjë prej të dyve nuk ka rezistuar dot gjatë dhe janë hedhur në krahët e njëri-tjetrit.

Megjithatë, edhe kjo situatë nuk zgjati shumë. Ndërsa të gjithë prisnim që shtëpia të mbushej nga dashuria dhe emocionet e forta, ishte pikërisht një debat i ashpër që e përkeqësoi situatën. Jo vetëm Fifi, por edhe Iliri pak më parë i ka dalë kundër dyshes, duke u shprehur se puthja mes tyre ishte e tepërt dhe shumë fëmijënore.