Celebrities Magazine Showbiz

Çfarë do bëni tani që mbaroi Big Brother?! E kemi ne zgjidhjen…

Me shumë siguri, tani që Big Brother Albania Vip 2 mbylli dyert e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shumë prej jush mund të pyesin veten se çfarë do të ndodhë më tej? Po tani, si do ta mbushim ditën tonë? Ju mund të vazhdoni të shihni ende programacionet e dedikuara 24/7 nga Top Channel ose të dëgjoni radion tuaj të preferuar, por ne do t’ju japim edhe disa informacione të tjera të vlefshme se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim. Dhe me shumë siguri nuk do ta keni përditshmërinë e jetës tuaj kaq të mërzitshme.

Eurovision Song Contest – 09 Maj deri më 13 Maj 2023

Eurovision Song Contest 2023 është edicioni i 67-të i vazhdueshëm i Eurovision Song Contest. Ai po zhvillohet në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar, pasi Ukraina, fituesja e konkursit 2022 me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra, nuk mundi të plotësonte kërkesat e organizimit të ngjarjes për shkak të shqetësimeve të sigurisë të shkaktuara nga pushtimi rus në Ukrainë. Konkursi po mbahet në Liverpool Arena dhe përbëhet nga dy gjysmë- finalet më 9 dhe 11 maj dhe një finale më 13 maj 2023. Tre shfaqjet drejtpërdrejt po prezantohen nga këngëtarja britanike Alesha Dixon, aktorja britanike Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, me prezantuesin e televizionit irlandez Graham Norton që i bashkohet finales.

Zgjedhjet Vendore – 14 deri më 15 Maj 2023

Zgjedhjet vendore do të zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë më 14 Maj 2023 për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Në datat 14 dhe 15 maj, Top Albania Radio ju mban të informuar mbi gjithçka që ndodh teksa votohet për të zgjedhurit vendorë në çdo bashki të vendit. Për dy ditë rresht, nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti. Zgjedhjet vendore të 14 majit dhe rezultatet, qëndro i informuar me Blendi Salaj në Top Albania Radio.

Koncert autorial “Udhëtim në Fjalë e Tinguj” nga Shpat Deda – 19 Maj 2023

Bashkë me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin e shquar Visar Kuçi dhe me producentin e njohur Tomor Kuçi, ai vjen me një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e tij të gërshetuar me një përvojë bashkëkohore për herë të parë për publikun e gjerë tiranas. Aranzhuar enkas për këtë program mes fizharmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e tij marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga eksperimentimi muzikor dhe thellimi në emocion dhe poezi. Shpati do të vijë me një koncert më 19 maj në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë. Koncerti i artistit do të vijë gjithashtu dhe në “A Live Night”, në Top Channel dhe Top Albania Radio.

Një natë e paharrueshme me Nikos Vertis – 25 Maj 2023

Nikolaos Arvanitidis, i njohur më mirë me emrin e tij skenik Nikos Vertis është një këngëtar i njohur grek. Ai ka lindur në Gorinchem të Holandës dhe origjinën e ka nga fshati Galipsos. Deri më sot, ai ka publikuar pesë albume së bashku me një CD single, dhe dy albume CD/DVD edicion special. Për herë të parë në Shqipëri, në një natë të paharrueshme në “Air Albania Stadium”, të enjten më 25 maj artisti Nikos Vertis do të performojë për të gjithë ne. Për më shumë informacion në lidhje me biletat kliko këtu.

Koncert madhështor nga Elvana Gjata – 22 Qershor 2023

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme sepse që në ditët e para arrijnë të numërojnë me miliona klikime. Një ikonë e muzikës sonë padyshim. Një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm. Talenti i saj tashmë është i vulosur me hitet e saj. Ajo do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor. 22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati.