BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë do të bëjë Luiz Ejlli pas mbarimit të “BBV2”?

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro do të intervistojnë Luiz Ejllin, i cili ka treguar se çfarë do të bëjë pas mbarimit të “BBV2”.

Do bëj këto punët e shtëpisë dmth do ulem do ha darkë në një tavolinë do jem me nënën dhe Kiarën duke ngrën bukë dhe pastaj dihet ju Top Media në emisione, në radio, Wake Up, kudo…