Celebrities Gossip Showbiz

“Çfarë do të ndodhi në këtë vend…”, Sarah Berisha tregon shqetësimin që ka në Tiranë!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Sarah gjithmonë poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e Dj Pm, ashtu siç kanë qenë edhe postimet e fundit në Instastory. Ditën e sotme bukuroshja na ka treguar një nga shqetësimet që i shkakton gjithmonë Tirana dhe është pikërisht trafiku që vazhdon të krijohet në zonën e Astirit. Sarah ka postuar një foto nga çasti momentit, ku dhe shkruan:

Çfarë do të ndodhi në këtë vend, trafiku në Astir do të jetë i përhershëm.

Ditën e djeshme Sarah ka ripostuar në Instastory fotot e familjes së blogeres së njohur italiane, Chiara Ferragni, ku kanë treguar se si ata kanë zgjedhur të maskohen këtë vit. Ajo çfarë mori vëmendjen ishte shkrimi i Sarës në story, ku i është drejtuar partnerit të saj, Dj Pm që të bëhet gati të vishet si një shtrig, duke na bërë kureshtar nëse me të vërtetë këtë vit çifti ka zgjedhur këtë maskim.