A Live Night Celebrities Music Showbiz

Çfarë do t’i thoshte Besa Kokëdhima vetes së saj 16-vjeçare?! Ja si përgjigjet artistja në “A Live Night”!

E ftuar në këtë episod të “A Live Night” ishte Besa Kokëdhima në një nga rrëfimet e saj më të sinqerta. Ndër të tjera, Besa tregoi edhe periudhën e vështirë që ajo dhe familja e saj kaloi, teksa babai ishte i prekur nga koronavirusi.

Babain tim e zuri covid-i dhe e kaloi në mënyrën më të rëndë të mundshme. Kemi kaluar një periudhë të tmerrshme. Të udhëtuarit në ato momente ishte shumë e vështirë dhe unë isha në Francë… Një pjesë e informacionit transmetohej, një pjesë nuk transmetohej. Isha vetëm unë me mamin atje dhe ishim shumë të frikësuara, u përpoqëm të bënim më të mirën. Mami arriti u fut në dhomë me të edhe pse nuk lejohej. Në një nga mbrëmjet pati një moment ku oksigjeni kishte rënë shumë dhe sigurisht që të gjithë njerëzit e dinë, dhe shumë njerëz nuk janë më këtu. Jam shumë falenderuese Zotit…

Por si ndikojnë rrjetet sociale në karierën e një artisti sot?!

Kam qenë dhe jam në industrinë e muzikës në Shqipëri për një kohë të gjatë saqë të kem kaluar pozitivitetin, promovimin e sinqertë, mungesën e filtrimit. Mendoj se është e pashmangshme sepse kjo është që ndodhi që kur u krijuan rrjetet sociale, u zhvendos fuqia… Çdo njeri është një media e vogël sociale. Çështja e mediave është se duket sikur ka liri të tepruar. Në fakt në Shqipëri nuk ka liri të tepruar. Personalisht mendoj se kam pas qenë më e ndjeshme. Është e pashmangshme nëse do të qëndrosh dhe të përballesh duhet ose të mos i shikosh, ose t’i shikosh dhe t’i marrësh me sportivititet. Unë mendoj se artistët janë qenie të ndjeshme. Qeniet e ndjeshme janë më të pasigurta. Nën prozhektorë përpiqen të duken më së miri, bëjnë përpjekje për t’u dukur më së miri, për të qenë të spikaturit e stilit. Rrjetet sociale dhe zhvillimet teknologjike e kanë ndihmuar median e çdokujt. I kanë afruar njerëzit me artistët, e kanë bërë jetën më komode. Por e kanë bërë edhe shumë më stresuese… Artistët nuk janë aspak perfektë, janë plotësisht njerëzorë.

Dhe çfarë do t’i thoshte Besa Kokëdhima Besës 16-vjeçare!? Artistja e ka një përgjigje për “A Live Night”!

Nëse do mund t’i flisja vetes sime 16-veçare, do i thoja: ji vetvetja, jo gjithçka që shkëlqen është ar, mos u dëshpëro asnjëherë kur gjërat nuk shkojnë siç ti mendon që janë të drejta. Unë nuk bëj pjesë te njerëzit që thonë – unë nuk do bëja asnjë gjë ndryshe. Një njeri në jetë do të kishte mundësinë të dinte gjithçka që di dhe nuk do i bënte ndryshe?! Absolutisht do bëje shumë gjëra ndryshe. Unë jam perfeksioniste, por nuk jam perfekte…