Celebrities

Çfarë duhet të dini më shumë rreth familjes së Megan Fox dhe Machine Gun Kelly!

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po hedhin hapin tjetër në marrëdhënien e tyre, ata po martohen. Më 12 janar, aktorja 35-vjeçare dhe reperi 31-vjeçar njoftuan fejesën e tyre me anë të një videoje në rrjetin social Instagram që tregonte Kelly-n duke i propozuar Fox-it.

Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë po.…dhe pastaj pimë gjakun e njëri-tjetrit. 1.11.22

Çifti u takua për herë të parë gjatë xhirimeve të “Midnight in the Switchgrass” dhe përfundimisht u zyrtarizua me romancën e tyre verën e kaluar pasi Fox u shfaq në videoklipin e Kelly-t “Bloody Valentine”. Që atëherë, ata kanë ndarë shumë momente të lidhjes së tyre pasionante të dashurisë. Përveç bashkimit në martesë, çifti do të bashkohet me familjet e tyre përkatëse kur të lidhin martesën.

Kelly ka një vajzë 12-vjeçare të quajtur Casie Colson Baker, të cilën e ndan me Emma Cannon. Ndërkohë, Fox ka tre djem me Brian Austin Green. Noah Shannon, Bodhi Ransom dhe Journey River. Fox ishte gjithashtu njerka e djalit të Green, Kassius Lijah Marcil-Green, 19 vjeç, nga lidhja e tij e mëparshme me aktoren Vanessa.

Mësoni më shumë për familjen e bashkuar së shpejti të Fox dhe Kelly.

Vajza e Machine Gun Kelly, Casie Baker
12 vjeç

Kelly dhe e dashura e tij e atëhershme Emma Cannon mirëpritën Baker në korrik të vitit 2009. Megjithëse Cannon ka qëndruar kryesisht jashtë vëmendjes, Kelly e ka çuar Baker në një sërë ngjarjesh gjatë këtyre viteve.

Përveç daljes në tapetin e kuq me Baker-in, Kelly ka qenë shumë i hapur për lidhjen e ngushtë që ka me vajzën e tij ku edhe gjatë një interviste është shprehur se:

Unë i besoj mendimit të saj më shumë se sa timin tani. Ajo vendos për gjithçka, ose nëse po bëj një këngë dhe është e duhura, ajo do ta konfirmojë.

Djali i Megan Fox, Noah Shannon Green,
9 vjeç

Noah është fëmija i parë i Fox dhe Green, të cilin ata e mirëpritën në shtator të vitit 2012. Gjatë asaj kohe Fox u shpreh se:

Ne jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të quajmë veten prindër të këtij shpirti të bukur dhe i jam përgjithmonë mirënjohës Zotit që më lejoi të njoh këtë lloj dashurie të pakufishme dhe të papërlyer.

Si Fox ashtu edhe Green kanë qenë të hapur për mënyrën se si po e rrisin Noah.

Djali i Megan Fox, Bodhi Ransom Green
7 vjeç

Në shkurt të 2014-s, Fox dhe Green mirëpritën djalin e tyre të dytë së bashku, Bodhi-n.

Pasi Fox ndau një foto të ëmbël të Bodhit në dhjetor të vitit 2020, shumë komentues vunë re ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me aktoren pasi ata ndajnë të njëjtat sy blu të mprehtë.

Djali i Megan Fox, Journey River Green
5 vjeç

Journey është djali më i vogël i Fox dhe Green, të cilin ata e mirëpritën në gusht të 2016-s. Lajmi se çifti ishte në pritje të fëmijës së tyre të tretë u shpërtheu për herë të parë në muajin prill, pothuajse një vit pasi Megan bëri kërkesë për divorc në gusht të 2015-s. Në maj 2020, Green njoftoi ndarjen e tij nga Fox pas gati 10 vitesh martesë.