Botë e Çuditshme Lifestyle

Çfarë duhet të dini për njerëzit me sy të çelët…

Të gjithë njerëzit me sy të çelët sot në botë e kanë prejardhjen nga një europian i vetëm i cili ka jetuar 6,000 deri në 10,000 vjet më parë. Një studim i fundit hedh dritë mbi faktin befasues. Normalisht, të gjithë njerëzit kishin sy me ngjyra në nuancat e kafes, por kjo ndryshoi për shkak të një mutacioni të pësuar nga ky individ, që shkaktoi më pas ndryshimin edhe tek të tjetër.

Një gen i quajtur HERC2 u kthye në OCA2 dhe përcakton sesa pigment ngjyrë kafe kemi te sytë. Në varësi të tij, përcaktohet dhe ngjyra e syrit, prandaj dhe kemi sy ngjyrë blu. Ndaj praktikisht, edhe të tjerët me sytë blu ose të çelët, kanë një mutacion. Shkencëtarët besojnë se 8 deri në 10% të popullatës njerëzore kanë sy ngjyrë blu, në një mutacion që mund të mos duket prej fëmijërisë por të zhvillohet edhe me vonesë, kështu që dhe fëmijët me sy blu kur të rriten mund të rikthehen në ngjyrë kafe.