Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë duhet të dini për të dashurin e ri të përfolur të Miley Cyrus, Maxx Morando!

Miley Cyrus së fundmi ka ndezur thashethemet për një romancë me bateristin Maxx Morando. Gjatë festës speciale të këngëtares në NBC në mbrëmjen e Vitit të Ri, më 31 dhjetor, të dy u fotografuan duke u afruar në prapaskenë teksa ishin shumë të afërt dhe kërcenin nën ritmet e muzikës.

Edhe pse ata ende nuk kanë dhënë asnjë koment në lidhje me statusin e marrëdhënies së tyre, ata thuhet se kanë qenë miq për një kohë shumë të gjatë. Një burim për “E! News” është shprehur se:

Ata janë edhe artistikë edhe kreativë, kështu që lidhen së bashku edhe për faktin e të qenit muzikantë.

Cyrus ishte parë më parë duke marrë pjesë në sfilatën e Gucci “Love Parade” në Los Angeles me Morando në muajin nëntor, dhe ajo postoi një foto të tyre së bashku gjatë ngjarjes në rrjetin e saj social Instagram. Fansat kanë spekuluar gjithashtu se kënga e re e dashurisë e Cyrus “You”, të cilën ajo e lançoi gjatë festës së saj të Vitit të Ri, ka të bëjë me Morandon.

Ndërsa presim të mësojmë më shumë rreth romancës së mundshme të Cyrus dhe Morando, lexoni përpara për disa fakte interesante rreth bateristit.

Ai është 23 vjeç

I lindur në vitin 1998, Morando është gjashtë vjet më i ri se Cyrus, megjithëse ditëlindjet e tyre aktuale janë shumë afër. Ndërkohë që Morando është një Akrep i lindur më 16 nëntor, Cyrus është një Shigjetar i lindur më 23 nëntor.

Ai luan shumë instrumenta muzikorë

Morando njihet më së shumti si baterist, por ai mund t’i bjerë kitarës, të cilën e tregoi gjatë një videoje në Instagram Live nga viti 2020. Morando aktualisht është bateristi i një grupi të quajtur “Liily”, por para kësaj, ai ishte bateristi i “Regrettes” nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Ka një rreth shoqëror të përbashkët me Miley-n

Sipas “E! News”, Cyrus dhe Morando kanë shumë miq të përbashkët, që ka të ngjarë dhe në mënyrën se si u takuan. Një burim pranë tyre është shprehur se Morando ishte i njohur edhe me bashkë-prezantuesin e Cyrus të Vitit të Ri, Pete Davidson në prapaskenë.

Ai është gjithashtu një stilist

Gjatë një interviste me Vogue në muajin shtator, Cyrus zbuloi se Morando e ndihmoi në krijimin e një prej pamjeve të saj të festivalit së bashku me stilistin Shane Kastl.

Kjo pamje është një bashkëpunim i veçantë midis dy prej artistëve të mi të preferuar, Maxx Morando dhe Shane Kastl. Bashkëpunimi i tyre është shembulli i përsosur i qëndrueshmërisë duke u bërë faza tjetër që dëshmon se çdo gjë mund të rishpiket, gjë që më rezulton fantastike.