Fashion Lifestyle

Çfarë duhet të keni parasysh nëse vishni pantallona me bel të lartë…

Ju mund të keni vënë re se në modë, gjithçka kthehet përsëri. Sot, ne mund të shohim se tendencat nga vitet ’80 dhe ’90 janë kthyer dhe janë në stil. Një nga artikujt e veshjeve që është rikthyer në modë janë pantallonat me bel të lartë. Ky stil ndihmon në theksimin e belit dhe zgjatjen e këmbëve.

Por ne duhet të marrim parasysh prerjen e tij kur e kombinojmë me veshje të tjera. Ja çfarë duhet të keni parasysh kur vishni pantallona të këtij modeli.

1. Vishni bluze të shkurtër sipër.

Mënyra ideale kur vishni këto pantallona është të shfaqni belin. Bluzat e shkurtra kombinohen mirë me pantallona me bel të lartë sepse ato ju lejojnë të shfaqni belin tuaj dhe të dukeni sa më stil. Mos e fshihni me rroba të gjata ose të gjera.

2. Kombinojini ato me pulovra ‘crop-top’.

Ju gjithashtu mund të vishni pulovra të shkurtra me mëngë të shkurtra ose të gjata, në varësi të stilit që ju pëlqen më shumë. Kini besim që do të dukeni shumë bukur.

3. Futni bluzen e sipërme në pantallona.

Nëse kombinoni këto pantallona me bluze të gjata ose të gjera, sigurohuni që t’i futni në pantallona. Mund të futni këmishën ose bluzën ose vetëm pjesën e përparme të këmishës për të ekspozuar rripin.

4. Tregoni këpucët tuaja.

Pantallonat me bel të lartë shkojnë shumë mirë me taka të larta, pasi ato do të arrijnë efektin e zgjatjes së këmbëve tuaja.

Nëse kombinoni veshjen tuaj me atlete, zgjidhni pantallona me prerje të drejtë.

5. Theksoni belin tuaj me një rrip

Mbajtja e një rripi në bel krijon një efekt vizual të ndarjes së trupit tuaj në gjysmë.

Çdo veshje e juaja qoftë në sezonin verë, vjeshtë apo dimër merr komplet një pamje tjetër nëse ju i shtoni aksesorin që zbukuron të gjithë pamjen tuaj, i cili është rripi. Ky aksesor ka një ndikim të madh në stilin tuaj të përditshëm dhe nuk ka asnjë shans që ju të dukeni keq me të. Format tuaja trupore do të dalin më në pah sidomos pjesa e belit.

Padyshim që ky aksesor është dhe do të mbetet gjithmonë trend-i dhe kësaj i kanë vënë “vulën” markat e njohura luksoze si Bottega Veneta dhe Loewe për përfshirjen e këtij aksesori në koleksionet e reja, si dhe Mango apo Zara.