Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë e bëri nostalgjike Monika Lubonjën?

Monika Lubonja ishte një nga banorët më dinamike të këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Albania”. Ajo dhuroi gjithçka, nga të qeshurat dhe shakatë e shumta me banorët e tjerë, e deri te emocionet e forta gjatë spektaklit. Monika tregoi se nuk ka frikë të sfidojë moshën, dhe të përballojë më së miri bashkëjetesën me të tjerë VIP-a të moshave të ndryshme.

Monika ishte padyshim një nga personazhet më interesante, që shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Ajo spikati për idetë e saj, për origjinalitetin, për debatet dhe spontanitetin e saj në të gjitha lojërat dhe situatat e krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Tani Monika po e shijon qëndrimin e saj me familjen dhe miqtë e saj dhe ajo reflekton pozitivitet dhe buzëqeshje edhe në rrjetet sociale.

Pak orë më parë, aktorja bukuroshe ndau me ne në rrjetin e saj social Instagram një postim ku teksa shfaqet duke mbajtur qenin e saj në dorë ka treguar në mbishkrimin e fotos një histori ose siç e ka cilësuar Monika, një ‘bëmë’ të sajën nga fëmijëria që duket se e ka bërë shumë nostalgjike.

Si fundjavë që është mua mu kujtua plazhi. Miq, çfarë kujtoni me nostalgji nga fëmijëria juaj në kohën e plazhit? Mua mu kujtua (një nga bëmat e mia) që njëherë nuk preva biletë për në tren dhe e gjithë klasa priti që të nisej treni dhe ne të ngjiteshim në tren në ecje e sipër… për mua ishte një adrenalinë e paparë… për ca jo.. Po ju?

Me një nga ish-banorët me të cilin kishte marrëdhënie deri diku të mira brenda shtëpisë, gjërat nuk janë më të tilla. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja teksa është pyetur për historinë e shumëpërfolur ende edhe pse shumë muaj pas përfundimit të spektaklit, të Borës dhe Donaldit, Monika nuk i kurseu aspak kritikat duke u shprehur se tanimë e gjitha po bëhet për marketing.

Rikujtojmë se në fakt aktorja ka qenë e ftuar në emisionin e parë të vëllezërve Veshaj ‘Më lër të flas’ dhe marrëdhënia e tyre dukej shumë e mirë, ndaj ende nuk dimë se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre.