Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë e ka revoltuar kaq shumë Einxhel së fundmi?!

“Big Brother VIP Albania” është një nga programet më të ndjekura dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë qenë shumë të komentuar gjatë gjithë këtyre muajve. Disa nga protagonistët, kanë qenë padyshim finalistët.

Njëra prej tyre, ishte pikërisht Einxhel Shkira, e cila me Donald Veshajn kanë patur debate shumë të ashpra, të cilat e kishin zanafillën që para hyrjes në shtëpinë më të famshme. Së fundmi ka ardhur një reagim i saj të cilin fansat e kanë konsideruar si një ‘thumb’ karshi aktorit të humorit.

Einxhel ka postuar një Story në Instagramin e saj ku shkruan e revoltuar:

Për të qeshur fakti që ca njerëz mirë që nuk dinë të lexojnë por as nuk kuptojnë kur flet dhe thjesht replikojnë si të verbër prej bindjeve të tyre absurde!! Ku mbeti logjika? Ehh!! Ishin kohë të arta kur ekzistonte dhe ajo mes nesh… Unë nuk gjykoj askënd si e bën jetën e vet, nuk e kam bërë kurrë… përkundrazi. Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë, por jam unë gjithmonë ajo që e bën gabim, apo jo?

Nuk dihet se kujt ia drejton Einxhel këtë reagim, megjithatë duke marrë parasysh deklaratën e saj të fundit për Donaldin e cila komentoi trekëndëshin Donald-Bora- Trixa mund të aludohet se po i drejtohet aktorit. Rikujtojmë se, e ftuar para pak ditësh në “Wake Up”, Einxhel është shprehur se:

Nëse unë do kisha vepruar si Donaldi, nëse do kisha patur një marrëdhënie jashtë, do kisha takuar një ish-të dashur aty, pastaj më vonë do kisha njohur dikë dhe do isha dashuruar, e do e kisha lënë, jam kurjoze çfarë mendimi do të kishin njerëzit?!

Einxhel i referohet Donaldit, duke i quajtur gjestet e tij ‘veprime heroike apo romantike’. Ndërkohë, ajo ironizon duke pyetur në do të quhet edhe vetë Einxhel ‘mbretëreshë’ apo ‘shembull’. Kujtojmë, se edhe gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, Einxhel dhe Donald kanë patur debate shumë të ashpra.