Celebrities Showbiz

Çfarë e ka revoltuar kaq shumë modelen e famshme Gigi Hadid së fundmi?!

Modelja e famshme Gigi Hadid dhe ish-ylli i grupit “One Direction” Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të kaluar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid.

Deri më tani ata janë treguar shumë të rezervuar për sa i përket vogëlushes së tyre, të quajtur Khai. Ata nuk kanë publikuar asnjë foto të sajën në rrjetet e tyre sociale, duke e ruajtur kështu në maksimum privatësinë e vogëlushes.

Megjithatë, duket se ka disa persona që e kanë shkelur këtë privatësi që çifti kishte vendosur të ruante, pasi mediat, gjithmonë e më shumë po përpiqen të zbulojnë diçka më tepër nga jeta familjare e dyshes së njohur. Për këtë arsye Gigi i është drejtuar me një letër të hapur atyre, duke ju kërkuar që të mos publikojnë foto të vajzës së saj. Letra e plotë e Gigi-t lexon:

Për paparacët, mediat dhe faqet e fansave…

Ndërkohë që vogëlushja jonë rritet kemi kuptuar se nuk mund ta mbrojmë nga çdo gjë ashtu siç ne do të donim kur ishte më e vogël. Asaj i pëlqen ta shikojë botën! Dhe pavarësisht se merr shumë prej saj afër fermës, ajo ka nisur të shikojë edhe vende të tjera, një bekim i vërtetë. Në vizitat tona të fundit në New York, ajo e do mbrojtësen e saj nga dielli të ngritur lart (diçka me të cilën ajo është mësuar në shtëpi) dhe e ngre vetë lart! Ajo nuk e kupton pse është e mbuluar në qytet, apo nga çfarë dua ta mbroj. Dua gjithashtu që ajo të shikojë qytetin më të mrekullueshëm në botë, njerëzit e bukur dhe të ndryshëm që ecin rrugëve të New York-ut.

Kjo është ajo që vjen me stresin e cirkut mediatik, me prindërit që janë figura publike. E di që ligjet ndryshojnë nga shteti në shtet dhe kam parë fotot e paparacëve të fëmijëve në New York me fytyrat e mbuluara, por me sa kam pyetur, besoj se kjo vjen për shkak të integritetit të fotografit, medias apo fansave që shpërndajnë fotot. E shkruaj gjithë këtë për t’i thënë paparacit, mediave dhe faqeve shumë të dashura të fansave, ju e dini se qëllimisht ne nuk kemi publikuar kurrë foto të fytyrës së vajzës sonë në rrjete sociale. Dëshira jonë është që ajo të zgjedhë si t’a ndajë veten me botën kur të rritet dhe që ajo të ketë një fëmijëri normale, pa u shqetësuar për imazhin publik të cilin ajo nuk e ka zgjedhur. Për ne do të thotë shumë, teksa marrim vajzën për të parë dhe eksploruar New York-un dhe botën. Nëse mundeni ju lutem, ju lutem, ju lutem mbulojeni fytyrën e saj në foto, kur kapet në kamera. E di që është një punë ekstra, por si një nënë e re, dua vetëm më të mirën për vogëlushen time, ashtu siç duan të gjithë prindërit dhe shpresoj që kjo mund të ndihmojë debatin për mbrojtjen e të miturve në media, edhe nëse vijnë nga një familje publike. Dua t’ju them faleminderit të gjithë atyre paparacëve që kanë qenë shumë të respektueshëm kur ju kam kërkuar të ruajnë distancën teksa ecja me karrocën gjatë udhëtimit tim të parë me Khai-n në New York.

Ju shikoj dhe ju falenderoj. Për një fëmijë, mund ta imagjinoj se fotot nga paparacët mund të jenë shumë të lodhshme dhe çorientuese dhe këtë mund ta kuptoj dhe unë si një e rritur që duhet të përballem shpesh me këtë gjë. E vlerësoj që morët kohën për të lexuar këtë shkrim dhe shpresoj se mund ta kuptoni nga vjen ky reagim. Me dashuri, G.

Rikujtojmë se, Gigi dhe Zayn i kanë dedikuar vogëlushes së tyre, Khai një tatuazh “matchy-matchy”.