Bota Celebrities Showbiz

Çfarë e lidh Jeff Bezos me Barack Obama-n?/Miliarderi dhuron 100 milionë dollarë në nder të…

Themeluesi i ‘Amazon’, Jeff Bezos, së fundmi ka dhuruar 100 milionë dollarë për Fondacionin Obama në nder të kongresmenit të ndjerë të Georgia-s dhe ikonës së të drejtave civile, John Lewis. Kjo dhuratë, shënon donacionin më të madh që ka marrë ndonjëherë organizata jofitimprurëse e Obamës dhe gjithashtu do të mbështesë misionin e saj të vazhdueshëm për të zhvilluar gjeneratën e ardhshme të liderëve globalë.

Në këmbim të këtij donacioni, Bezos ka kërkuar që të ketë sheshin në Qendrën e ardhshme Presidenciale të Obamës me bazë në Çikago, të quajtur John Lewis Plaza.

Në një deklaratë, Bezos vlerësoi fondacionin për punën e tij për të ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë lidershipin dhe theksoi se sa e meritonte Lewis.

Luftëtarët e lirisë meritojnë një vend të veçantë në panteonin e heronjve dhe nuk mund të mendoj për një person më të përshtatshëm sesa John Lewis për ta nderuar me këtë dhuratë, një lider i madh amerikan dhe një njeri me mirësjellje dhe me një guxim të jashtëzakonshëm.Jam i emocionuar të mbështes ish-Presidentin, zonjën Obama dhe Fondacionin e tyre me misionin e tij kryesor për të trajnuar dhe frymëzuar liderët e së nesërmes.

Lewis vdiq në muajin korrik të vitit 2020 në moshën 80-vjeçare, pasi u diagnostikua me kancer pankreatik në dhjetor 2019. Ligjvënësi për një kohë të gjatë ishte një nga figurat kryesore në lëvizjen për të drejtat civile. Michael Collins, administruesi i besuar i pasurisë së Lewis, gjatë një deklarate për shtyp tha se:

John besonte në fuqinë e njerëzve të zakonshëm për të bërë gjëra të jashtëzakonshme. Jeta e tij ishte një testament për këtë nocion dhe ai do të ishte një avokat i ashpër për trajnimin dhe mbështetjen e nevojshme për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme të liderëve për të ndjekur hapat e tij.

Bezos, i renditur këtë vit si personi më i pasur në botë nga ‘Forbes’ me një pasuri që ka tërhequr vëmendje dhe ka krijuar polemika të konsiderueshme, ka bërë gjithnjë e më shumë premtime filantropike. Një burim është shprehur për ‘PEOPLE’ se Bezos dhe ish-presidenti Obama ndërtuan një lidhje që kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Kompania ‘Amazon’ ishte punëdhënësi më i madh amerikan gjatë administratës së Obamës në një kohë kur ekonomia kishte nevojë për punë, kështu që sigurisht që Presidenti Obama e njihte Bezos dhe ata kishin zhvilluar goxha diskutime me njëri-tjetrin.