Celebrities

Çfarë e lidh këngëtaren e njohur Taylor Swift me Princeshë Dianën?

Fituesja 11 herë e çmimit “Grammy”, Taylor Swift  së fundmi u ka sjellë në rikujtesë të gjithëve Princeshë Dianën. Arsyeja ka qenë thjeshtë fustani që 31-vjeçarja kishte zgjedhur që të vishte. Të gjithë në rrjetet sociale kanë filluar që të bëjnë një lidhje dhe të bëjnë krahasime të ndryshme për fustanin ‘e hakmarrjes’ dhe famëkeq të dizajnuar nga Christina Stambolian të Princeshës Diana në vitin 1994.

Uploaded image

Bukuroshja kishte veshur një fustan shumë të ngjashëm me atë të Princeshës, ai ishte i zi dhe me mëngë të gjata por me një model shumë të veçantë. Kujtojmë se Diana e kishte veshur në muajin qershor të 1994, të cilin shumë e panë si një përgjigje ndaj bashkëshortit Princ Charles, i cili rrëfeu atë natë në televizionin kombëtar se kishte qenë i pabesë ndaj saj.

“Fustani i hakmarrjes” u rikrijua së fundi për Elizabeth Debicki, e cila po portretizon Dianën e ndjerë në sezonin e pestë të ardhshëm të ‘The Crown’ në ​Netflix. Zgjedhja e stilit të Swift u pa si një hakmarrje e mundshme delikate ndaj Scooter Braun, pasi ajo ri-publikoi ‘Red’. albumin e dytë që ajo e ka riregjistruar pasi menaxheri i muzikës fitoi të drejtat për katalogun e saj në qershor të vitit 2019.

Ashtu siç kishte planifikuar, Taylor publikoi ditën e kaluar një version të ri-regjistruar të albumit të saj hit të vitit 2012, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rimarrë kontrollin mbi materialin e saj, pasi të drejtat u fituan në mënyrë të diskutueshme dhe më vonë u shitën nga Skuter Braun pa pëlqimin e saj.

Brenda pak orëve nga publikimi, “Red” (Versioni Taylor) u ngjit në krye të kualifikimit të albumeve të iTunes në SHBA dhe videot individuale të teksteve për disa nga këngët, duke përfshirë një version 10 minuta të “All Too Well”, kishin arritur qindra mijëra shikime në YouTube. “Red” (Taylor’s Version) është albumi i dytë i ri-regjistruar në fushatën e Swift për të rimarrë kontrollin e katalogut të saj.