Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë e shtyu Chiara Ferragni-n ta krahasonte bashkëshortin e saj Fedez me Kledi Kadiun?

Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni, së fundmi ka krahasuar bashkëshortin e saj, këngëtarin Fedez për aftësitë e tij në kërcim me balerinin e mirënjohur shqiptar Kledi Kadiu. Nëpërmjet një mesazhi që influencerja i kishte dërguar bashkëshortit të saj në WhatsApp citonte këto fjalë:

Nuk e dija që isha martuar me Kledi Kadiun.

E ndërkaq, Fedez i njohur për natyrën e tij karizmatike ia kthen duke i shkruajtur:

Faleminderit dashuri.

Kladi Kadiu vlen të theksojmë se është një balerinët më të suksesshëm të vendit fqinj. Përveç se balerinë ai është edhe një personazh i dashur televiziv. Në 2005 Kadiu ka marrë pjesë në filmin “Passa a Due” dhe ai është gjithashtu themeluesi i shkollës ‘Kledi Dance’ në Romë. Ndërkaq, sa i përket blogeres miliardere Chiara Ferragni, bukuroshja së fundmi ka treguar se ka probleme në jetën e saj personale.

Madje këtë e ka pranuar publikisht edhe vetë partneri i saj Fedez. Artisti i njohur italian, në një intervistë të fundit ka pranuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Chiara, ndjekin në çift terapitë tek psikologu, por edhe pa qenë në asnjë krizë. Vetëm me problemet e përditshme, ato mjaftojnë që një burrë dhe në grua veç drekave e darkave në restorante, të ndjekin edhe seancat tek psikologu.

Ndërkaq, nëse ju ka shpëtuar, ju rikujtojmë se Chiara së fundmi është nderuar me çmimin GQ “Gruaja e vitit”. Gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit ajo mbajti një fjalim mjaft domethënës duke u shprehur se ndihet shumë krenare që e merr këtë çmim pas një periudhe mjaft sfiduese për të gjithë gjatë periudhës së pandemisë. Rikujtojmë gjithashtu se sipas një faqeje të njohur në Instagram që analizon personazhet publik dhe fitimet e tyre, Chiara dhe Fedez fitojnë 32 euro në minutë.