Privatësia e vëllait të motrave të famshme Kardashian, Rob Kardashian është gjëja më e rëndësishme. Ish-ylli televiziv nuk ka qenë prezent as në dasmën e motrës së tij të madhe, Kourtney Kardashian e cila u zhvillua në Itali për arsyen se nuk donte të futej në një ngjarje të mbushur me kamera. Një burim ka treguar për ‘Page Six’ se:
Rob preferon të qëndrojë jashtë vëmendjes, kështu që ai nuk do të ndihej mirë që të shkonte në një festë kaq të profilit të lartë edhe pse ishte për motrën e tij.
Gjithsesi, Kourtney, gjithsesi kishte shumë mbështetje rreth saj, duke nisur që nga motrat, nëna, fëmijët. Një burim tjetër tha se Rob mezi po pret të festojë me të porsamartuarit kur ata të mbërrijnë në shtëpi në Kaliforni. Sjellim në vëmendje se dyshja e njohur, Kourtney dhe Travis e zhvilluan dasmën e tyre në Portofino dhe fustanin e nusërisë të yllit televiziv e krijoi “Dolce & Gabbana”.
Ndërkaq, Dolce & Gabbana ishte ajo që fitoi më shumë nga dasma luksoze e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali. Marka luksoze italiane ishte gjithandej në dasmën e çiftit në Portofino fundjavën e kaluar. Kourtney dhe Travis kaluan kohë në jahtin e stilistëve dhe shkëmbyen premtimet në Villa Olivetta në pronësi të Dolce & Gabbana. Rikujtojmë, se të sapomartuarit Kourtney dhe Barker zgjodhën një darkë lamtumire me temë limoni në Itali për të shënuar fundin e festimeve të tyre të dasmës.
Ish-partneri i Kourtney nga ana tjetër, Scott Disick dukej se po mbyste dhimbjet e tij teksa po festonte natën në një klub, ndërsa ish-partnerja e tij festonte martesën me Travis. 38-vjeçari u pa në një klub të Nju Jorkut në orët e para të mëngjesit të së hënës, teksa ish-partnerja e tij po kalonte kohë në Itali, ku u zhvillua dasma.