Celebrities Health & Beauty

Çfarë është ‘Pleasing Pen’ nga marka e bukurisë së Harry Styles?

Së fundmi këngëtari i njohur Harry Styles ka lançuar produktet e para nga marka e tij e re e bukurisë, ‘Pleasing’. Duke mbuluar si kujdesin e lëkurës ashtu edhe të kozmetikës, këngëtari ka nxjerrë një produkt të përshtatshëm për buzët dhe sytë të quajtur ‘The Pleasing Pen’, i cili është perfekt për t’i mbajtur të hidratuar gjatë muajve të dimrit.

Me plot kuptimin e fjalës Harry Styles thjesht nuk di të ndalet, pasi ai është aktualisht në turneun e tij ‘Love On Tour’, ndërkohë që është pjesë e dy filmave. Përpos kësaj ai është bërë pjesë edhe e industrisë së madhe të kozmetikës dhe kujdesit ndaj lëkurës, me markën e tij unisex ‘Pleasing’.

Por çfarë është ‘Pleasing Pen’ i cili i ka bërë të gjithë shumë kuriozë. Stilolapsi është një produkt duo për buzët dhe sytë ku njëri skaj i stilolapsit është një serum freskues i syve i bërë me manaferrë, bamje dhe kripë hialuronike për hidratim dhe kundër plakjes. Ndërsa për trajtimin e buzëve është një serum i fuqishëm demi-mat qetësues i bërë me marshmallow.

Të dyja serumet janë të paketuara dhe të vendosura si parfumet ‘Fantasy’ të Britney Spears të vitit 2005. ‘Pleasing Pen’ është i disponueshëm, mund të prositet paraprakisht dhe kushton 23,00 £.

Ndërkohë produkti tjetër ka të bëjë me kujdesin ndaj thonjve. Të gjithë e dinë dashurinë që ka Harry për thonjtë shumëngjyrësh prandaj edhe linja e re e manikyrave ka një rëndësi të veçantë.

Frymëzuar nga perlat e detit, seti ‘Perfect Polish’ përmban, ‘Perfect Pearl’ një ngjyrë e bardhë me perla, ‘Pearly Tops’ një nuancë e qartë e ylbertë që mund të përdoret si top ose solo për një pamje natyrale, ‘Inky Pearl’ një ngjyrë blu në të zezë me shkëlqim dhe ‘Granny’s Pink Pearls’ një rozë margaritar shumë e bukur. Janë të vendosura në një shishe të vogël qelqi dhe kanë një çmim prej 50,00 £.

Produkti tjetë është vetëm për fytyrën, serumi ‘Pearlescent Illuminating’ përmban perla që treten në serum kur shpërndahen. Përmban antioksidantë, vitaminë B5 dhe aminoacide, është një produkt multifunksional si serum ose primer për grimin. Ka një çmim prej 27,00 £.